Nga Gazeta ‘Si’- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në konferencën e fundvitit, u pyet edhe për akuzat e opozitës se diplomatët dhe ambasadorët janë angazhuar në fushatë në turin e diasporës të kryeministrit Edi Rama.
Ministri tha se asnjë ambasador nuk ka kryer angazhime elektorale dhe se të gjithë kanë vepruar në respekt të ligjit dhe detyrimeve.
“Asnjë ambasador nuk ka kryer angazhime elektorale. Të gjithë koleget veprojnë në respekt të ligjit dhe detyrimeve që kanë si pjesë e shërbimit të jashtëm dhe administratës civile.
Asnjë burim financiar nuk është vënë në funksion të asnjë fushate. Kushdo që ka parë edhe datat dhe orët e angazhimit të ndonjë subjekti politik është i qartë që aktivitetet janë zhvilluar në fundjavë dhe mund të tregojnë histori se si një ambasador është vetëofruar në një takim të opozitës, por opozita nuk ia çoi kontaktet apo vendin e mitingut.
Thënë kjo, duhet të kuptojmë që diaspora, do të votojë dhe mekanizmat që KQZ po bën janë ato që përcaktojnë edhe mënyrat se si do të bëhet kjo e mundur. E rëndësishme është që mos fillojmë të ankohemi për humbjen megjithëse humbja është evidente 6 muaj para”, tha Hasani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.