Politike

Turi dy ditor i Ramës në Ballkan, e fillon axhendën me Kovaçevskin në Shkup e mbyll me Vuçiçin në Beograd

Kryeministri Edi Rama Edi Rama do të nisë nesër (e enjte) një tur dy ditor në 5 kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor.

Vizitën do ta nisë nga Shkupi dhe pas takimit me Dimitar Kovaçevskin do të udhëtojë drejt Prishtinës ku është planifikuar paraprakisht të takohet me Albin Kurtin.

Takimi mes tyre ishte planifikuar rreth orës 16:00, ku më pas pritej edhe një komunikim me mediat. Por nisur nga deklarata paraprake e Albin Kurtit për takim me kushte, është e paqartë nëse takimi do të mbahet.

 Kryeministri dhe stafi i tij kanë vendosur të qëndrojnë natën e 6 Korrikut në Prishtinë dhe më pas mëngjesin e të premtes do të udhëtojnë drejt Sarajevës ku do të ketë takim me Borjana Kriston kryesuesen e Këshillit të Ministrave, më pas do të fluturojë drejt Podgoricës ku do të takojë Kryeministrin në detyrë Dritan Abazoviç.

I fundit do të jetë Beogradi, ku Kryeministri do të pritet në një takim nga Aleksandër Vuçiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë