Nga Gazeta ‘Si’-Një pasagjer ka humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një fluturim i Singapore Airlines nga Londra në Singapor, u fut në një zonë me turbulenca të forta.
Boeing 777-300ER që ishte nisur për në Singapor, u detyrua që të ulej në Bangkok në orën 15:45, me orën lokale.
Në bordin e mjetit fluturues ndodheshin 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, sipas asaj që njoftoi linja ajrore në një njoftim.
ด่วน!!ระดมเจ้าหน้าที่แพทย์เข้าสนามบินสุวรรณภูมิ
— NBTCONNEXT (@nnthotnews) May 21, 2024
หลังจากเที่ยวบิน SQ321 เส้นทางลอนดอน-สิงคโปร์
ลงจอดฉุกเฉินจากเหตุตกหลุมอากาศเบื้องต้นพบบาดเจ็บ 30
เสียชีวิต 1#เครื่องบิน #สิงคโปร์แอร์ไลน์ pic.twitter.com/nTYjt7N19s
“Singapore Airlines i dërgon ngushëllime familjarëve të të ndjerit,” thuhet më tej në deklaratë.
Në Aeroportin Suvarnabhumi ku u bë ulja, u organizua një mobilizim emergjent me ambulanca dhe automjete policie për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




