Gazeta Si – Sharl Leklerk niset i pari në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Francezi regjistroi sot kohën më të mirë, duke fituar ‘pole position’ e garës së 8-të të Formulës 1. Tani mund të quhet pa frikë turbo Leklerk.
Piloti i Ferrarit ia doli të bënte xhiron më të shpejtë në daljen e tij të fundit. Francezi zë vend në rreshtin e parë, ku në krah do të ketë Serxhio Perez, i cili ishte vetëm 2/10-at më pas.

Në rreshtin e dytë do të jenë makina tjetër Red Bull, ajo e kampionit Maks Vershtapen, dhe Karlos Sainz. Nga vendi i 5-të niset Rasëll, ndërsa Hemilton do të niset nga vendi i 7-të.
Ishte një paraqitje super e ‘turbo Leklerk’. Thelbësore pas asaj fundjave të tmerrshme që përjetoi në Montekarlo. Francezi u ngjit në katedër në Baku, ku arriti ‘pole position’ e radhës në një sezon ekzaltues.
Pole is becoming a habit for @Charles_Leclerc!
— Formula 1 (@F1) June 11, 2022
Watch the highlights from a dramatic qualifying in Baku 🇦🇿#AzerbaijanGP #F1
Në kampin e Ferrarit e dinë mirë se që në kthesën e parë do të jetë një betejë e fortë me Red Bull-in. Edhe një herë Leklerk tregoi se nga çfarë brumi është bërë. Ai e ka ktheyr zhgënjimin në forcë.
Hemilton, me shumë probleme të ‘porpoising’, niset nga rreshti i 4-t. Në 10-shen e parë bëjnë pjesë edhe Tsunoda, Fetel dhe Alonso.
Sunday's starting line-up 👀#AzerbaijanGP #F1 pic.twitter.com/mLkC3pERe1
— Formula 1 (@F1) June 11, 2022
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




