Analize

Tsipras shkon të bëjë paqe me Erdoganin

Pas zgjidhjes se mosmarrëveshjeje së emrit me Maqedoninë, kryeministri grek, Alexis Tsipras duket se është i vendosur për të zgjidhur edhe çështjet e lëna peng me Turqinë. Ai viziton sot Turqinë, për t’u takuar me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe për të lehtësuar tensionet mbi mosmarrëveshjet dypalëshe dhe problemin afatgjatë të Qipros.

Të dy udhëheqësit po diskutojnë për eksplorimit energjetik të Qipros, çështjeve të detit Egje, arritjen e një marrëveshjeje për emigrantët dhe bashkëpunimi ekonomik, edhe pse analistët parashikojnë pak progres konkret.

Por edhe pse kryeministri grek është shfaqur mjaft i gatshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Greqinë dhe Maqedoninë, që kur ka marrë portofolin e Ministrisë së Jashtme greke nuk ka bërë asnjë përpjekje për të çuar përpara procesin e nisur nga ish-ministrat Kotzias dhe Bushati për zgjidhjen e kufirit detar. Vitin e kaluar, Tsipras njoftoi se do të vizitonte Tiranën, por ashtu si negociatat e detit, edhe kjo çështje ka mbetur në harresë.

Kreu grek duket se ka përqendruar të gjithë energjinë e tij tek ratifikimi Marrëveshjes së Prespës, i cila është pa dyshim një nga arritjet më të mëdha të viteve të fundit në rajon. Por pas vulosjes së kësaj të fundit, Tsipras do ta zhvendosë vëmendjen tek Turqia, duke lënë sërish pezull çështjet e pazgjidhura mes Athinës dhe Tiranës.

Kryeministri Alexis Tsipras dhe Edi Rama

Bisedimet Tsipras-Erdogan

“Ne po kalojmë një periudhë të vështirë në marrëdhëniet me Turqinë, prandaj duhet të vazhdojmë të negociojmë “, tha zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Tzanakopulos. “Kjo vizitë mund të kontribuojë në de-përshkallëzimin e tensioneve.”

Në dhjetor të vitit 2017, Erdogan u bë presidenti i parë turk që vizitoi Greqinë në 65 vjet, por habiti të gjithë kur kërkoi një rishikim të Traktatit të Lozanës të vitit 1923, i cili përcaktoi kufijtë e Turqisë moderne pas rënies së Perandorisë Osmane. Kreu turk gjithashtu denoncoi “diskriminimin” e pakicës myslimane të Greqisë në qytetet veriore si Komotini, duke përmendur respektimin e të drejtave të pakicave.

“Gjatë vizitës sime, mendoj se do të kemi mundësinë të vazhdojmë dialogun e vështirë por të sinqertë që filloi në dhjetor 2017,” tha Tsipras në një intervistë me agjensinë turke të lajmeve “Anadolu”, pak para vizitës.

Për Ozgur Unluhisarcikli, ekspert në Fondin Marshall pozicionet e të dy vendeve janë shumë larg arritjes së rezultateve konkrete. Sipas tij, objektivi kryesor i Tsiipras do të jetë të përcaktojë nëse ka ndonjë hapësirë për dialog në të ardhmen”.


Alexis Tsipras dhe Recep Tayyip Erdogan

Vizita e Tsipras vjen disa ditë pas 23 vjetorit të krizës së vitit 1996 që për pak i çoi të dyja vendet drejt luftës, mbi sovranitetin e ishujve shkëmbor të Imias.

“Arritja konkrete është fakti se kemi përpara një president dhe një kryeministër të qeshur, që kanë vullnet për të mbajtur marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha Dimitrios Triantaphyllou, drejtor i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Europiane në Stamboll.

Një nga mosmarrëveshjet kryesore është çështja e eksplorimit të naftës dhe gazit të Qipros, e cila është ndarë mes pjesës jugore greke dhe pjesës veriore të Turqisë, Zbulimi i fushave të gazit në Mesdheun lindor ka ndikuar në oreksin e Qipros, e cila ëndërron të bëhet një lojtar i madh energjetik.

Por Ankaraja thotë se një eksplorimi i tillë i privon qipriotët turq nga burimet në det të hapur dhe bëri thirrje për pezullimin e tij derisa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme ndaj problemit të Qipros.

Zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, tha të hënën se Turqia nuk do të lejonte të tilla eksplorime në Mesdheun lindor dhe se do të mbronte ndarjen “e barabartë dhe të ndershme” të burimeve.

Të dy udhëheqësit pritet gjithashtu të arrijnë një marrëveshje për emigrantët, nëpërmjet së cilës Ankaraja i bëri presionit Bashkimin Europian në vitin 2016. Sipas marrëveshjes, Turqia ka rënë dakord të kthejë mbrapsh emigrantët që mbërrijnë në ishujt grek në këmbim të ndihmave financiare.

Tsipras tha se si rezultat i marrëveshjes, “flukset e paligjshme dhe veçanërisht vdekjet në Egje ranë ndjeshëm”. Megjithatë, qindra emigrantë vazhdojnë të zbarkojnë çdo ditë në ishujt grekë , duke tejmbushur edhe më shumë kampet e mbipopulluara të refugjatëve.

Numri i njerëzve që kalojnë kufirin tokësor midis dy vendeve gjithashtu është rritur ndjeshëm, nga 5,400 në vitin 2017 në 14,000 në vitin 2018. Sikur të mos mjaftonte kjo, Turqia gjithashtu kritikon ashpër Athinën për dhënien e azilit ushtarëve turq që ikën nga vendi pas grushtit të dështuar të vitit 2016, duke bërë që negociatr mes dy vendeve të vazhdojnë të komplikohen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë