Gazeta Si – Qeveria e Danimarkës ka njoftuar se do të shpenzojë 14.6 miliardë korona, pra dy miliardë euro, për të forcuar sigurinë në Arktik – një zonë strategjike për shkak të afërsisë së saj me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara – dhe në Atlantikun e Veriut, ndërsa Donald Trump këmbënguli se dëshiron të marrë Grenlandën për sigurinë e saj.
“Niveli i kërcënimit në Arktik dhe në Atlantikun e Veriut është rritur. Prandaj ne duhet të forcojmë ndjeshëm praninë e mbrojtjes në këto rajone”, – tha në një deklaratë ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen.
Ministri tha se programi, i ndarë me partitë kryesore politike të Danimarkës, u zhvillua në “bashkëpunim të ngushtë” me Grenlandën dhe Ishujt Faroe, dy territore autonome daneze.
“Blerja e anijeve të reja të Arktikut është një përparësi kryesore. Ato janë shumë të rëndësishme për sigurinë e grenlandezëve”, – tha Vivian Motzfeldt, kreu i Punëve të Jashtme të qeverisë së Groenlandës, në një konferencë shtypi me ministrin danez.
Danimarka gjithashtu kishte nënshkruar një marrëveshje për Arktikun në vitin 2021, por shtypi zbuloi se disa aspekte nuk ishin materializuar.
Ishte premtuar një shumë prej 1.5 miliardë DKK, veçanërisht për dronët me rreze të gjatë dhe stacionet e radarëve.
Në këtë drejtim, ministri Troels pranoi se “qeveritë nuk kanë bërë mjaftueshëm” për mbrojtjen e Arktikut. Ai tha se një marrëveshje e re për “parandalimin dhe mbrojtjen” në rajon do të arrihet më vonë në 2025.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




