Bota

Trumpi: Irani ka frikë ta pranojë se po negocion me SHBA-në

Nga Gazeta ‘Si’– Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Iranit kanë “frikë” të pranojnë se po negociojnë me SHBA-në.

Presidenti amerikan e ka bërë këtë deklaratë pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u ka thënë mediave shtetërore se Irani “nuk kishte ndërmend të negocionte për momentin” dhe vendi do të vazhdojë të “mbrojë” veten.

Ndërkohë më parë, Shtëpia e Bardhë, ka thënë se SHBA-ja ishte “shumë afër” përmbushjes së objektivave të tyre në Iran, duke shtuar se regjimi i Iranit po kërkonte një “rampë daljeje”.

Irani të mërkurën ka lëshuar pesë kushte për t’i dhënë fund luftës, ka thënë një zyrtar iranian për mediat shtetërore, duke përfshirë një përfundim të konfliktit “në të gjitha frontet” dhe pagesën e dëmshpërblimeve.

Kjo ka ndodhur pasi Irani thuhet se mori një plan 15-pikësh nga SHBA-ja, të cilin Teherani zyrtar e ka hedhur poshtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë