Ne rrjet

Trump zgjat me një vit tjetër gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor

Nga Gazeta ‘Si’- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të zgjasin edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor.

Njoftimi zyrtar u bë publik më 24 qershor dhe do të publikohet në Federal Register, si dhe do t’i transmetohet Kongresit Amerikan.

Sipas njoftimit të fundit, “situata në Ballkanin Perëndimor vazhdon të përbëjë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-ve”.

Në deklaratën e firmosur nga Trump thuhet se “korrupsioni i përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në rajon, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet euroatlantike.”

Në këtë kuadër, Trump ka vendosur të vazhdojë për 1 vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare, që përfshin sanksione dhe masa të tjera për individë që cenojnë paqen, stabilitetin dhe demokracinë në rajon. 

Emergjenca kombëtare u shpall për herë të parë më 26 qershor 2001 nga Presidenti i atëhershëm përmes Urdhrit Ekzekutiv 13219, për të adresuar kërcënimet e jashtëzakonshme ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-ve që rridhnin nga dhuna ekstreme dhe veprimet që pengonin zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në BP.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë