Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Gjatë një deklarate për gazetarët të martën nga Shtëpia e Bardhë, përpara nisjes për në Britani, Trump shtoi se ai vetë duhet të jetë i pranishëm në negociatat mes Moskës dhe Kievit, pasi, sipas tij, palët nuk mund të ulen në të njëjtën dhomë.
“Zelensky duhet të arrijë një marrëveshje. Më duket se do të më duhet të jem në të njëjtën dhomë me ta, sepse ata nuk mund të qëndrojnë bashkë në një vend”, u shpreh Trump.
Ai përsëriti gjithashtu thirrjen për vendet evropiane që të ndalojnë blerjen e naftës ruse, duke e quajtur këtë një “mbështetje indirekte të luftës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



