Gazeta Si – Presidenti i SHBA-ve Donald Trump thotë se Irani ka 48 orë për të “bërë një marrëveshje” ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit, përndryshe “ferri do të bjerë mbi ta”.
Në një postim në Truth Social, ai shkruan: “Mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të bërë një marrëveshje ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit. Koha po mbaron. “48 orë para se i gjithë ferri të bjerë mbi ta. Lavdi Zotit! Presidenti Donald J. Trump.”
Sipas tij, më herët ai i kishte dhënë Iranit një afat dhjetëditor për të ecur përpara me një marrëveshje ose për të hapur Hormuzin, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë. Tani, presidenti amerikan duket se ka rritur ndjeshëm presionin.
Ky mesazh vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa përplasjet dhe kërcënimet mes SHBA-së dhe Iranit janë shtuar dhe komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësim për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në rajon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje