Bota

Trump: Ukraina s’mund ta kthejë Krimenë dhe as të hyjë në NATO!

Nga Gazeta ‘Si’- Donald Trump ka ushtruar presion ndaj Volodymyr Zelenskyy përpara bisedimeve të së hënës në Uashington me liderët evropianë, duke thënë se presidenti ukrainas mund ta përfundojë luftën “pothuajse menjëherë” nëse dëshiron.

Presidenti amerikan gjithashtu përjashtoi mundësinë që Ukraina të anëtarësohet në NATO apo të rimarrë Krimenë e pushtuar nga Rusia si pjesë e negociatave me Moskëna, sipas The Guardian.

Trump i bëri komentet në platformën e tij Truth Social të dielën në mbrëmje, disa orë para se të takohej me liderët evropianë, përfshirë Keir Starmer, Emmanuel Macron, Friedrich Merz dhe Zelenskyy në Zyrën Ovale, në përpjekje për të kundërshtuar një plan të mbështetur thuhet nga SHBA, që do të shihte Ukrainën të dorëzonte territore.

“Presidenti Zelenskyy i Ukrainës mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë,” shkroi Trump.

“Nuk ka kthim pas për Krimenë që Obama ia dha (12 vjet më parë, pa u qëlluar asnjë plumb!), dhe Ukraina nuk hyn në NATO. Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë!!!”, shtoi ai.

Një minutë më vonë, presidenti amerikan postoi se do të ishte një “nder i madh” të priste kaq shumë liderë evropianë në të njëjtën kohë në Shtëpinë e Bardhë.

Këto deklarata mund të shkaktojnë shqetësim mes diplomatëve evropianë që duan të shmangin një përsëritje të kritikave publike ndaj Zelenskyy gjatë vizitës së tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, në shkurt, kur Trump dhe nënpresidenti amerikan JD Vance e akuzuan atë për mosmirënjohje dhe mungesë respekti dhe i thanë: “Nuk je në një pozicion të mirë. Nuk i ke kartat në dorë tani.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë