Nga Gazeta Si- Presidenti Donald Trump të premten intensifikoi fushatën e tij kundër Tylenol duke përfshirë fëmijët e vegjël. Ai ka postuar në ‘Truth’ se prindërit nuk duhet t’u japin fëmijëve ilaçin “për pothuajse asnjë arsye” pa ofruar prova shkencore për pretendimin.
Tylenol, është i sigurt për t’u përdorur nga fëmijët e vegjël për të trajtuar ethet, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë. Fëmijëve nën 12 javë nuk duhet t’u jepet acetaminofen përveç nëse udhëzohen nga një mjek, tha AAP.
Sulmi i fundit i Trump zgjeron sulmin e tij kundër ilaçit që ai filloi të hënën. Tylenol rekomandohet gjatë shtatzënisë për të trajtuar ethet dhe dhimbjet në vend të ibuprofenit ose aspirinës. Trump tha në një konferencë se Tylenol shkakton autiz[m.
Presidenti u tha grave shtatzëna të durojnë dhimbjet në vend që të marrin ilaçin.
“Mos merrni Tylenol. Mos ia jepni Tylenol as pasi të lindë foshnja”, tha Trump.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



