Bota

Trump thotë se nuk do e durojë më, Zelensky: Po punojmë bashkë me Amerikën dhe partnerët tanë për paqen

Pasi presidenti i Amerikës Donald Trump tha se Zelensky nuk e do paqen dhe në këto kushte Amerika nuk do e durojë për shumë gjatë, presidenti ukrainas ka theksuar rëndësinë e krijimit të një diplomacie për të përmbyllur luftën dhe për të siguruar paqe për Ukrainën.

Në një postim në X, ai theksoi se hapa të tjerë drejt paqes do të “vijnë së shpejti”, duke shtuar se ukrainasit dëshirojnë më shumë paqe, pasi lufta po shkatërron qytetet dhe qytezat dhe shkakton humbjen e jetëve.

Zelensky theksoi se Ukraina po bashkëpunon ngushtë me SHBA dhe partnerët evropianë për të siguruar mbështetje në këtë rrugëtim.

“Ne po punojmë së bashku me Amerikën dhe partnerët tanë evropianë dhe shpresojmë shumë për mbështetjen e SHBA-së në rrugën drejt paqes. Paqja është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur, “tha Zelensky në një postim në X.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë