Bota

Trump, thirrje banorëve: Largohuni urgjent nga Teherani!

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë thirrje për “evakuim urgjent të Teheranit” dhe e quajti “budalla” Iranin që nuk nënshkroi marrëveshje me SHBA-në për programin e tij bërthamor, përpara se Izraeli të niste sulmet.

Në postimin e Donald Trump në “Truth Social” lexohet: ‘Irani duhet të firmoste marrëveshjen kur i thashë unë. Shumë gjynah, gjithë ato jetë të humbura. E thënë shkurt dhe qartë, IRANI NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE. E kam thënë shumë herë! Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani’.

Donald Trump u largua herët nga samiti i G7. Sipas Presidentit francez Emmanuel Macron, ai u largua për të punuar në një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, por vetë Trump përgënjeshtroi diçka të tillë.

“Nuk u ktheva në Uashington për “armëpushimin” mes Izraelit dhe Iranit. Macron as nuk e di fare pse u ktheva në Uashington, por e sigurt që nuk ka të bëjë me armëpushimin. Ka të bëjë me diçka më të madhe se armëpushimi. Do ju mbaj të informuar”, u shpreh Trump.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë