Nga Gazeta ‘Si’- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nënshkroi bashkë me Donald Trump dhe liderë të tjerë botërorë, themelimin e Bordit të Paqes, në një ceremoni të organizuar në Davos të Zvicrës.
Në podium me Osmanin dhe Trump ishin edhe liderë të tjerë botërorë, si Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán.
Bordi i Paqes do të përbëhet nga liderë botërorë dhe fillimisht u konceptua si pjesë e planit për rindërtimin e Gazës, por mandati i tij është zgjeruar më pas.
Të mërkurën, shtatë vende, përfshirë Arabinë Saudite, Katarin, Turqinë dhe Egjiptin, njoftuan se do t’i bashkohen bordit. Izraeli ka konfirmuar gjithashtu publikisht pjesëmarrjen e tij.
Një numër vendesh kishin aderuar tashmë, përfshirë Marokun, Bjellorusinë dhe Bahreinin.
Kanadaja, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar janë mes vendeve që janë ftuar gjithashtu. Këtë mëngjes, Sekretarja e Jashtme Yvette Cooper i tha BBC-së se Mbretëria e Bashkuar nuk do të jetë nënshkruese sot, duke përmendur shqetësimet lidhur me përfshirjen e Presidentit rus Vladimir Putin.
Edhe Kryeministri Edi Rama ka marrë ftesë për të qenë pjesë dhe e ka pranuar atë. Vendimi pritet të miratohet këtë të enjte në Parlament.
Kush mori pjesë në ceremoninë nënshkruese?
- Arabia Saudite — ministri i Jashtëm Faisal bin Farhan Al‑Saud
- Argjentina — presidenti Javier Milei
- Armenia — kryeministri Nikol Pashinyan
- Azerbajxhani — presidenti Ilham Aliyev
- Bahrejni — sheiku Isa bin Salman Al Khalifa
- Bullgaria — kryeministri Rosen Zhelyazkov
- Emiratet e Bashkuara Arabe — kryetari i Autoritetit të Çështjeve Ekzekutive Khaldoon Al Mubarak
- Hungaria — kryeministri Viktor Orban
- Indonezia — presidenti Prabowo Subianto
- Jordania — zëvendëskryeministri Ayman Safadi
- Katari — kryeministri Sheiku Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani
- Kazakistani — presidenti Kassym‑Jomart Tokayev
- Kosova — presidentja Vjosa Osmani
- Mongolia — kryeministri Gombojavyn Zandanshatar
- Maroku — ministri i Jashtëm Nasser Bourita
- Pakistani — kryeministri Shehbaz Sharif
- Paraguai — presidenti Santiago Pena
- Turqia — ministri i Jashtëm Hakan Fidan
- Uzbekistani — presidenti Shavkat Miromonovich Mirziyoyev
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



