Ekonomi

Trump ‘tërmet’ në tregjet botërore. Rrëzohen bursat. Rritet ari dhe euro

Tarifat e miratuara pak orë më parë nga presidenti Donald Trump, kanë goditur ekonominë botërore.

Aksionet e Nasdaq ranë me 3.2% ndërsa Apple humbi më shumë se 240 miliardë dollarë. Aksioet europiane humbën 2%, ndërsa Nikkei, indeksi i Tokios, 3%.

Çmimi i naftës ra me më shumë se 2% dhe po shitet me 73.28 dollarë për fuçi.

Ari preku një nivel të ri prej 3.160 dollarë/onz.

Euro u rrit me 0.6% kundrejt dollarit. Dollari humbi pozicionin e vet ndaj valutave të tjera. Obligacionet e Thesarit amerikan ranë me 15 pikë përqindje.

Kriptomonedha më e madhe në botë, Bitcoin, ra në 83 mijë dollarin mëngjesin e 3 prillit.

Politika e re e Trump do të godasë Kinën me një tarifë 54%, Bashkimin Europian 20%, Vietnamin 46% etj. Mbi këto tarifa do të ketë 25% shtesë për automjetet dhe pjesët e makinave.

Ekspertët e agjencisë Fitch parashikojnë për Reuters se shumë vende do të futen në recesion nga këto tarifa.

Shefja e BE-së Ursula von der Leyen i përshkroi tarifat si një goditje të madhe për ekonominë botërore dhe tha se blloku 27-anëtarësh ishte i përgatitur të përgjigjej me kundërmasa nëse bisedimet me Uashingtonin dështonin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë