Donald Trump ka sulmuar sërish Volodymyr Zelenskyy, pasi presidenti ukrainas tha se fundi i luftës së vendit të tij me Rusinë është ende shumë, shumë larg.
Duke shkruar në Truth Social, Trump tha se liderit ukrainas nuk ishte i intereson për të negociuar një marrëveshje paqeje.
“Kjo është deklarata më e keqe që mund të jetë bërë nga Zelensky dhe Amerika nuk do ta durojë atë edhe për shumë kohë! Kjo është ajo që po thosha, ky djalë nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ai ka mbështetjen e Amerikës dhe, Evropa, në takimin që patën me Zelensky, deklaroi prerazi se nuk mund ta bëjnë punën pa SHBA-në. Ndoshta nuk është një deklaratë e shkëlqyer që të jetë bërë për sa i përket shfaqjes së forcës kundër Rusisë. Çfarë po mendojnë?”, tha Trump.
Deklarata e presidentit amerikan vjen disa ditë pas përplasjeje në Zyrën Ovale me Zelensky që tronditi aleatët e Amerikës dhe ngriti frikën se Uashingtoni ishte gati të qëndronte me Rusinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




