Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se planifikon të shtyjë me rreth një muaj vizitën e rëndësishme në Kinë, e parashikuar për në fund të marsit, për shkak të luftës me Iranin.
“Është shumë e thjeshtë. Kemi një luftë në zhvillim. Mendoj se është e rëndësishme që të jem këtu,” u shpreh ai, duke theksuar se “nuk ka asnjë prapavijë” në këtë vendim dhe se mbetet në pritje për t’u takuar me Presidentin Xi Jinping.
Ky zhvillim vjen një ditë pasi Trump i tha gazetës britanike “Financial Times” se mund të shtyjë takimin nëse Kina nuk ndihmon në zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit.
Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur tensionet mes dy ekonomive më të mëdha në botë janë rritur, të nxitura edhe nga konflikti me Iranin.
Pekini mbetet një nga blerësit kryesorë të eksporteve energjetike iraniane dhe ka kritikuar sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj këtij vendi.
Ndërkohë, Uashingtoni ka njoftuar se do të nisë hetime mbi praktikat tregtare të disa vendeve, përfshirë Kinën, pasi politika tarifore e Trump u rrëzua nga Gjykata e Lartë në muajin shkurt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje