Politike

Trump shpërthen: Gjermania e kontrolluar nga Rusia

Zyrtarët e lartë të NATO-s dhe udhëheqësit e vendeve të tjera anëtare të aleancës po prisnin me nervozizëm samitin e parë dhe fjalët e para që do të shqiptonte në këtë takim Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump për të kuptuar se si do të ecnin në vijim punimet dyditore të tij. Mjaftuan dy minuta.

Donald Trump nuk zhgënjeu pritshmëritë dhe që në nisje të takimit iu vërsul Gjermanisë dhe marrëdhënies që Berlini ka me Rusinë. Fillimisht e quajti “të papërshtatshëm” raportin, më pas shpërtheu në akuza konkrete.

“Gjermania është plotësisht e kontrolluar nga Rusia, sepse do të importojë 60 deri në 70 për qind të gazit që ka nevojë nga Rusia. Ju mund të më thoni se kjo nuk qëndron, por unë mendoj që qëndron. Kjo nuk është një gjë e mirë për NATO-n dhe mendoj se duhet të flasim për këtë me Gjermaninë, sepse Gjermania është e kapur nga Rusia për shkak të energjisë. Pra, ne duhet të mbrojmë Gjermaninë që merr energji nga Rusia?! Ma shpjego pak këtë! Ti e di fort mirë që nuk mund të shpjegohet”, iu drejtua ai Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Deri më tani, takime të këtij lloji kanë qenë formal dhe të mirëorganizuar, ku diskutohej vetëm se si të vazhdohej përpara në forcimin e Aleancës. Por, mjafton kjo për të kuptuar se ky samit nuk do të jetë i tillë, por do të jetë samiti më përëarës në historinë 69-vjeëare të NATO-s.

Trump akuzoi Berlinin se derdh miliarda dollarë ëdo vit në arkat e Rusisë, duke e forcuar këtë të fundit dhe pastaj kërkon që të mbrohet prej kërcënimit të Moskës duke përdorur NATO-n.

Në ditët para takimit, Presidenti amerikan u dërgua letër të gjitha qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, që nuk plotësonin objektivin e 2 përqindëshit të GDP-së për shpenzime ushtrake, që ta arrijnë këtë. Pakënaqësinë më të madhe e kishte pikërisht me Gjermaninë. Berlini ka vendosur vitin 2030 si afat për ta arritur këtë objektiv, por Presidenti amerikan mendon ndryshe.

“Jam i pakënaqur me objektivin për të arritur 2 përqindëshin e GDP në 2030. Ata mund të bëjnë që nesër këtë”, u shpreh ai.

Stoltenberg u zu në befasi, por jo i papërgatitur. I kujtoi Presidentit amerikan vitet e Luftës së Ftohtë.

“Edhe atëherë vendet anëtare të NATO-s bënin tregti me Rusinë”, tha ai.

Një përgjigje më të drejtpërdrejtë për këto akuza, Donald Trump mund ta marrë direkt nga goja e Angela Merkel, me të cilën pritet të takohet pasditen e së mërkurës. Sinjalet e dhëna flasin për një takim përplasës, duke nisur që me tregtinë e duke përfunduar tek siguria dhe NATO.

Që pas samitit të G7 në Kanada, ku ishte edhe përplasja e parë e Donald Trump me udhëheqësit e vendeve aleate, në mediat amerikane kanë qarkulluar artikuj që bëjnë të qartë dëshirën dhe objektivin e Trump, që mezi pret largimin e Angela Merkel nga posti i kancelares së Gjermanisë.

Trump ka të drejtë që kërkon largimin e saj, pasi Kancelarja gjermane ja qenë kritikja më e zëshme mes udhëheqësve europianë për politikat dhe qëndrimet e tij.

Presidenti amerikan e quan të padrejtë shpërndarjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes mes aleatëve të NATO-s. Ai thotë se SHBA paguan më shumë dhe kjo është e pandershme për taksapaguesit amerikanë. Megjithatë, në fund shprehet optimist.

“Vendet e europiane duhet të fillojnë që të paguajnë më shumë dhe unë jam i bindur që kanë për ta bërë këtë”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë