Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv duke e shpallur fentanilin një armë të shkatërrimit në masë, një veprim që zgjeron në mënyrë dramatike autoritetin e qeverisë amerikane për të luftuar opioidin sintetik që fajësohet për dhjetëra mijëra vdekje nga mbidoza në Amerikë çdo vit.
Përcaktimi, i paprecedentë për një narkotik, sinjalizon qëllimin e Trump për ta trajtuar fentanilin jo thjesht si një krizë të shëndetit publik, por si një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Klasifikimi, duke përshkallëzuar një sulm ndaj atyre që ai i quan banda të vendosura për të përmbytur SHBA-në me drogë, u lejon agjencive të inteligjencës të përdorin kundër trafikantëve të drogës mjetet që normalisht rezervohen për të luftuar përhapjen e armëve.
“Ne po e klasifikojmë zyrtarisht fentanilin si një armë të shkatërrimit në masë” tha Trump në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë.
“Fentanili i paligjshëm është më afër një arme kimike sesa një narkotike,” shkruhet në urdhrin e Trump.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




