Treg

Trump s’e përmendi gjatë fjalimit, bie çmimi i Bitcoin

Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera, bashkë me atë të vetë Trump, patën një rënie një ditë pas betimit të tij si president i SHBA-së

Bitcoin, pasi arriti vlerën e 109 mijë dollarëve, ra sot në vlerën e 102.5 mijë dolllarëve. Ndërkohë, kriptomonedha që mban firmën e Trump, e cila doli 2 ditë para inaugurimit ka kapur një vlerë tregu prej 14 mld dollarësh dhe tregtohet rreth 75 dollarë.

Gjatë fjalimit të tij, Trump përmendi tregtinë, emigracionin dhe energjinë, por jo kriptomonedhat. Ky ishte zhgënjim për investitorët e tregut.

Ekspertët presin rënie të vlerës së Bitcoin, nëse Trump vazhdon të mos i kushtojë rëndësi.

Midis analistëve ka lindur një debat, për një konflikt interesi të mundshëm pasi çifti Donald dhe Melania kanë nxjerrë në treg dy kriptomonedha, me emrat e tyre, që kanë thithur miliarda dollarë në pak ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë