Gazeta Si – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski u prit nga Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, ku pritet që të nënshkruhet marrëveshja për t’i lejuar Shteteve të Bashkuara një pjesë të të ardhurave që rrjedhin nga burimet minerale të Ukrainës: është marrëveshja e ashtuquajtur “metalet e rralla”, e cila javët e fundit ka qenë në qendër të marrëdhënieve dhe negociatave mes dy vendeve.
Por takimi mes tyre nuk ka shkuar mirë, të paktën në fillim, pasi janë përplasur ashpër për mendimet e ndryshme sa i takon luftës në Ukrainë.
Pas 20 minutash debate të ashpra mes presidentin Donald Trump dhe zëvendësin e tij J.D.Vance, ku dy amerikanët kaluan çdo kufi diplomatik me mikun e tyre, sipas mediave ndërkombëtare, presidenti ukrainas u largua nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar asnjë marrëveshje.
Në një klimë thuajse aspak miqësore, presidenti ukrainas, vendosi të anulojë dhe konferencën për shtyp të parashikuar sipas protokollit.
Fillimisht, dy presidentët iu përgjigjën disa pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, në të cilat në thelb përshkruan pikëpamjet e tyre përkatëse për luftën.
.@POTUS on reaching an end to the war: "I'm in the middle. I want to solve this thing… I want to see it get solved." pic.twitter.com/psKJOqIR2m
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) February 28, 2025
Zelenski përsëriti faktin se lufta filloi nga Rusia (diçka që Trump e ka vënë vazhdimisht në pikëpyetje javët e fundit), ai tha se do të varet gjithashtu nga ajo që të paguajë për rindërtimin e Ukrainës dhe e quajti presidentin rus Vladimir Putin terrorist dhe vrasës.
Trump fillimisht u përpoq të paraqitej si ndërmjetës: ai vlerësoi guximin e ushtarëve ukrainas, por gjithashtu tha se dëshironte të mbante një pozicion të barabartë midis dy palëve ndërluftuese.
Por më pas ai iu përgjigj shumë ashpër disa komenteve të Zelenskit: ai i tha atij se “po luante me mundësinë e Luftës së Tretë Botërore”, se duhet të jetë mirënjohës për mbështetjen e SHBA-së dhe se pa nënshkrimin e marrëveshjes për burimet minerale të Ukrainës ajo do të ishte tërhequr.



“Marrëveshja për armëpushimin në Ukrainë është mjaft afër”, tha presidenti amerikan. Udhëheqësi ukrainas vuri në dukje: “Putini është një vrasës, unë nuk dua kompromise”.
Por pas këtyre deklaratave, ka pasur një përplasje verbale të ashpër mes Trump dhe Zelenskit në Zyrën Ovale, me presidentin amerikan që akuzon homologun ukrainas se “e ka vënë veten në një pozitë shumë të keqe” dhe se “nuk i ka letrat në dorë” për një marrëveshje. “Duhet të jeni mirënjohës”, bërtiti më pas Trump.
Trump i tha hapur se “po të kesh ushtarë të mjaftueshëm, nuk mund të na thuash nëse do armëpushim apo jo”. Dhe pastaj shtoi: “Ju jeni duke luajtur kumar me Luftën e Tretë Botërore, nuk keni letra në duart tuaja”.

Në lidhje me mineralet e rralla, presidenti amerikan tha se “do t’i përdorim ato për çdo gjë që bëjmë, si inteligjenca artificiale dhe armët”.
Nëse deri pak ditë më parë Trump i referohej Zelenskit ndër të tjera si “diktator” dhe kishte nisur bisedimet me Rusinë me synimin për të arritur një marrëveshje paqeje pa përfshirjen e Ukrainës, tani gjërat duket se kanë ndryshuar sërish.
Marrëveshja e propozuar synon t’i ofrojë SHBA-së akses në burimet e pasura minerale të Ukrainës, përfshirë elementet e rralla tokësore, në këmbim të investimeve amerikane dhe, siç shpreson Kievi, garanci konkrete të sigurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




