Bota

Trump presion për zgjedhjet në Ukrainë? Zelensky: 58% e popullit ukrainas kanë besim te unë

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se ka ardhur koha që në Ukrainë të mbahen zgjedhje presidenciale, pasi mandati i Zelensky ka mbaruar.

Lidhur me këtë deklaratë Zelensky tha se nëse dikush dëshiron ta zëvendësojë atë si udhëheqës, kjo gjë nuk do të ndodhë as do të funksionojë pasi pëlqimi ndaj figurës së tij si lider është i lartë në Ukrainë, shkruan BBC.

Udhëheqësi ukrainas vazhdoi duke cituar një sondazh, i cili thotë se 58% e popullit ukrainas kanë besim tek ai si lider.

Ai gjithashtu tha se Ukraina po sheh “shumë dezinformata” nga Rusia.

“Me gjithë respektin e duhur për Presidentin Donald Trump si lider…ai po jeton në këtë hapësirë dezinformimi”, u shpreh Zelensky..

Komentet e tij vijnë pasi Trump tha se popullariteti i Zelenskyt- i cili fitoi një mandat pesëvjeçar në 2019 – ishte “në rënie me 4%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë