Analize

Trump po bisedon “me ca njerëz të këqinj në Europë”- E nis me Italinë

Presidenti amerikan Donald Trump mbështet jo vetëm daljen e Britanisë së madhe nga Bashkimi Europian por edhe atë të Italisë fqinje. Mediat italiane raportojnë se gjatë bisedës me liderin e fushatës së Brexiti-it, Nigel Farage, Trump ka goditur BE-në në “thembrën e Akilit” duke thënë se “edhe Italia do të ishte më mirë jashtë Bashkimit Evropian”.

Duke komentuar shtyrjen e fundit të Brexit nga Brukseli, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se Britania ende po mbahet peng nga BE-ja.

“Edhe vende të tjera do të ishin më mirë pa bllokun europian”, tha  presidenti amerikan.

Propozimi i Donald Trump vjen ndërkohë që qeveria e re italiane është në vështirësi të jashtëzakonshme pasi Matteo Salvini fitoi rrethin e Umbrias, i cili njihej si bastion i së majtës. Salvini njihet për retoriken anti-europiane dhe ishte qeverisë së re Contes ajo ndihmoi që Roma të ripozicionohej sërish qartë në kampin e BE-së. Por për presidentin amerikan Mbretëria e Bashkuar dhe Italia po mbahet të mbërthyera nga Bashkimi Europian.

Trump dhe Nigel Farange

Duke folur në një emision radiofonik me Nigel Farage, Trump tha se “Italia dhe vend të tjera do të ishin më mirë pa BE-në.

"Por nëse këto vende duan të kenë një bashkim, mirë”, tha ai. “Unë e di që zyrtarët e BE-së ata janë njerëz shumë të vështirë. Unë ia thashë këtë Borisit”, tha ai.

Megjithatë kjo nuk do të ishte hera e parë që Trump do të fliste për shkëputjen e Italisë nga BE-ja. Presidenti amerikan deklaroi po ashtu disa javë më parë gjatë vizitës së presidentit italian në Shtëpinë e Bardhë  se Uashingtoni ishte në bisedime me "disa njerëz të këqinj" në Europë në lidhje me çështjet e tregtisë.

Ai i tha presidentit Sergio Mattarella se Italia mund të rrisë tregtinë e saj dypalëshe me Shtetet e Bashkuara nëse ajo çlirohet nga rregullat e BE që ndalojnë marrëveshje të tilla.

Takimi erdhi dy ditë para se Uashingtoni të vendoste tarifa deri në 7.5 miliardë dollarë për importeve e mallrave nga BE-ja, duke përfshirë edhe shumë lloje djathërash italianë.

Trump tha se do të bënte disa “tolerime” ndaj Italisë, për importet e djathit dhe verës, të cilit u goditën më së shumti nga tarifat amerikane.

“Roma mendon se jemi treguar pak të ashpër ndaj Italisë dhe ne nuk duam të jemi të ashpër ndaj Italisë. Ne nuk do ta bëjmë këtë kurrë”, tha ai.

Donald J. Trump dhe Sergio Mattarella

Përse SHBA-së i duhet një aleate si Italia?

Gjatë vizitës së presidentit italian, Trump ua bëri të qartë aleatëve të tij europianë se Italia do të ishte tanimë partneri më i vyer i administratës së tij. Trump është i vetëdijshëm se populistët e Italisë, si Pesë Yjet apo Lega Nord janë miqtë e tij të vetëm në Europë dhe mund të tundohet për ta shfrytëzuar rolin e Italisë në skenën europiane, për të sfiduar Berlinin dhe Parisin. Në fund të fundit, Italia është një anëtare themeluese e BE-së dhe ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë, gjë që e bën atë ndër aktorët kryesorë të unionit europian, së bashku me Gjermaninë dhe Francën. Ndërkohë, Roma gjen tek Trump një model të ri qeverisjeje dhe po ndjek pothuajse të gjithë hapat e tij. Qeveria e re italiane synon të shqyrtojë të gjitha marrëveshjet e tregtisë së lirë midis Europës dhe vendeve të tjera që rrezikojnë produktet europiane dhe ka marrë masa të ashpra për të vënë nën kontroll emigracionin e paligjshëm.

Në vitin 2016, zgjedhja e Trump u përshëndet nga populistët e Italisë si “era e re e ndryshimit” që mund të rifuqizonte kontinentin europian. Udhëheqësi i Lega Nord, Matteo Salvini, e sheh Trumpin dhe Presidentin rus, Vladimir Putin, si aleatët më të mirë për një të ardhme “triumfuese” kundër frontit Paris-Berlin. Nëse Trump dëshiron të forcë të tretë përveç Gjermanisë dhe Francës, ai ka gjetur njeriun e duhur. Kryeministri italian Xhuzepe Konte mund të jetë i gatshëm të shfrytëzojë “miqësinë” e tij me Trumpin, për të ushtruar presion mbi partnerët e rreptë europianë, që nuk duan të ndryshojnë mekanizmin e ndryshkur të BE-së. Edhe nëse deklaratat e fundit të Trump janë thjesht qëndrime populiste, qëllimet e përbashkëta dhe lavdërimet reciproke, do të irritojnë më tej Gjermaninë dhe Francën dhe do të zgjerojnë hendekun midis aleatëve europianë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë