Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka ndarë mendimet e tij për sulmin e mbrëmshëm me raketa dhe dron rus në Kiev.
Sipas mediave të huaja, duke postuar në Truth Social, Presidenti amerikan thotë: “Nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në KYIV”.
“Nuk është e nevojshme në këtë kohë shumë të keqe. Vladimir, STOP! 5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të mbarojmë Marrëveshjen e Paqes!”, shkroi Trump më tej.
Dje, Trump pretendoi se e kishte më të lehtë të negocionte me Moskën sesa me Ukrainën, duke thënë se mendonte se “ne kemi një marrëveshje me Rusinë”.
Ai gjithashtu akuzoi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për zgjatjen e luftës në Ukrainë, për shkak të qëndrimit të tij mbi Krimenë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.