Analize

Trump parashikon që koronavirusi të “zmbrapset” në fund të prillit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump parashikon që pandemia  e koronavirusit të vazhdojë më këto ritme deri në fund të prillit, kur edhe sipas ekspertëve amerikane pritet të sprapset. Presidenti Donald Trump ka thënë se udhëzimet federale për frenimin e koronavirusit, si distanca sociale do të shtrihen në të gjithë SHBA deri në 30 prill.

Disa ditë më parë ai kishte sugjeruar që epidemia mund të qetësohej deri në Pashkë. Megjithatë, kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi të dielën se mes të prillit pritet të ishte kulmi i epidemisë.

"Pika më e lartë e nivelit të viktimave ka të ngjarë të jetë brenda dy javësh," tha zoti Trump.

Trump parashikon që koronavirusi të "spraspet" në fund të prillit

Ndërkohë, këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci kishte paralajmëruar më parë se virusi mund të vriste deri në 200,000 amerikanë. Dr Fauci tha se ishte "plotësisht e parashikueshme" që miliona amerikanë të infektoheshin nga virusin.

Deri të dielën në mbrëmje, në SHBA kishte 2.493 viktima. Shtetet e Bashkuara kapërcyen si Kinën ashtu edhe Italinë javën e kaluar në numrin e rasteve të raportuara.

Trump tha se vendimi për të zgjatur masat e distancimit shoqëror ishte marrë pasi ai dëgjoi se "2.2 milion njerëz mund të kishin vdekur nëse nuk do merreshin masa".

"Unë dëshiroj që ne të mund t’i rikthehemi jetës tonë... por ne po punojmë shumë, kjo është gjithçka që di, "tha ai.

Megjithatë, të dielën, Trump dukej se pranoi që përhapja e virusit nuk ishte ngadalësuar, të paktën jo akoma. Presidenti amerikan thotë se deri më 1 qershor, SHBA-ja do të jetën në rrugën e duhur për t’iu rikthyer jetës normale.

Por ekspertët thonë se edhe nëse numri i infeksioneve fillon të bjerë në javët e ardhshme prapë do të jemi larg fundit të pandemisë. Mund të duhet një kohë e gjatë që virusi të zhduket plotësisht, ndoshta vit. "Është e qartë se strategjia aktuale e izolimit të qytetarëve nuk është e qëndrueshme në planin afatgjatë pasi dëmi social dhe ekonomik do të ishte katastrofik", thotë Mark Uoolhouse, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgut

Sipas tij, ajo që globi ka nevojë është një “strategji daljeje” dhe të gjejë një mënyrë për të hequr kufizimet dhe për t’u rikthyer në normalitet. Por koronavirusi nuk do të zhduket. Nëse heqim kufizimet sikur nuk ka ndodhur asgjë, atëherë numri i të prekurve do të rritet në mënyrë të pashmangshme.

“Ne kemi një problem të madh me strategjinë se si do të dalim nga kjo situatë. Tani për tani mundësia më e mirë është ndryshimi i përhershëm i sjelljes tonë sociale në mënyre që të mbajmë nivele të ulëta përhapjeje,” thotë ai.

Kjo mund të përfshijë mbajtjen në fuqi të disa prej masave që janë zbatuar ose testime rigoroze dhe izolim të pacientëve.

“Gjurmimi i kontakteve të të prekurve ka treguar se nuk funksionoi,” shton ai. Por gjetja e medikamenteve që mund të trajtojnë me sukses Covid-19 mund të ndihmojë”.

Ato mund të përdoren menjëherë pasi njerëzit tregojnë simptoma, për t’i ndaluar t’i kalojnë infeksionin të tjerëve ose për të trajtuar pacientët në spital për ta bërë pandeminë më pak vdekjeprurëse. Kjo do t’i lejonte autoritetet të trajtonin më shumë pacientë, përpara se të kishin nevojë të rivendosin kufizimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë