Taksa

Trump njofton vendosjen e tarifës 25% për importet e çelikut dhe aluminit. Forcohet dollari, bien bursat

Donald Trump ka njoftuar se do të miratojë tarifën 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit, duke zgjeruar kështu “luftën tregtare” edhe në sektorët e metaleve.

Presidenti amerikan e dha lajmin gjatë një dalje të shkurtër për mediat dhe tha se gjatë javës do të ketë tarifa reciproke për shumë vende që taksojnë eksportet amerikane.

Kanadaja, Kina dhe Meksika janë eksportuesit më të mëdhenj të çelikut dhe alumini, por tarifat do të rëndojnë edhe vende si Brazili, Gjermania e Koreja e Jugut. Vendimi i Trump ka rrezik të rrisë kostot për industrinë amerikane. Sipas shifrave, në vitin 2023, SHBA-ja importoi 82 miliardë dollarë çelik e hekur dhe eksportoi 43 mld.

Komisioni Europian ka reaguar pas vendimit të Trump, duke thënë se do të reagojë në mbrojtje të bizneseve e konsumatorëve europianë, duke shtuar se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për tarifat e reja.

BE-ja u kundërpërgjigj ndaj tarifave të Trumpit për metalet edhe në vitin 2018 duke vendosur taksa mbi një sërë importesh amerikane, duke përfshirë uiski bourbon, motoçikletat Harley-Davidson dhe varkat me motor. Joe Biden më vonë arriti një marrëveshje me BE-në, duke zëvendësuar tarifat me një sistem kuotash, por që lejoi gjithashtu rivendosjen e tarifave këtë vit nëse bisedimet midis palëve nuk arrinin të bënin përparim.

Importuesit më të mëdhenj të çelikut dhe aluminit në SHBA/FT

Pas njoftimit të Trump, dollari u rrit me 0.1% kundrejt monedhave të tjera, përfshirë euron, jenin dhe paundin. Alumini u rrit me 0.4% në bursën e Londrës. Aksionet e kompanive të prodhimit të çelikut në Korenë e Jugut Hyundai dhe Posco ranë me 2% dhe 0.8%. Gjigandi europian ArcelorMittal ra me 2.5%. /FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë