Bota

Trump: Mund ta godas Iranin, mund të mos e godas. Askush nuk e di

Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur në Shtëpinë e Bardhë mbi konfliktin mes Iranit dhe Izraelit.

Sipas mediave të huaja, Trump u pyet gjatë fjalës së tij nëse SHBA-të po i afrohen sulmit ndaj objekteve bërthamore iraniane.

“Nuk mendoni seriozisht se do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje? Ti nuk e di. Mund ta bëj. Mund të mos e bëj”, tha Presidenti i SHBA-ve më tej.

“Mund t’ju them këtë, Irani ka shumë telashe dhe do të negociojë. Dhe u thashë, ‘Pse nuk negocioni me mua më parë, gjithë kjo vdekje dhe shkatërrim’. Pse nuk negocioni? U thashë njerëzve, ‘Pse nuk negociuat me mua dy javë më parë? Do t’ia kishit dalë mirë. Do të kishit pasur një shtet’.” 

Trump tha më tej se Irani i është drejtuar atij, duke pretenduar se përfaqësuesit e Teheranit madje “sugjeruan” që të vinin në Shtëpinë e Bardhë. 

I pyetur se kur do të mbarojë durimi i tij me Iranin, Trump tha: “Ai tashmë ka mbaruar – prandaj po bëjmë atë që po bëjmë.”

Megjithatë, presidenti tregoi se “asgjë nuk është tepër vonë” kur bëhet fjalë për një zgjidhje diplomatike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë