Kosova

Trump, mesazh Kosovës dhe Serbisë: Nëse nuk shkoni mirë, më telefononi

Gazeta Si – Në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes të zhvilluar këtë të enjte, presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur vlerësimet më të larta për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Ai i kërkoi asaj të ngrihej para të gjithëve, për ta përgëzuar për punën që ka bërë sa i kërket dialogut me Serbinë, madje i kërkoi që ta telefononte nëse do të kishte probleme me Serbinë.

“Marr si shembull konfliktin Kosovë-Serbi. Unë e bëra këtë! Mund të çohesh pak të lutem, vetëm një sekondë. Çfarë pune keni bërë! Faleminderit shumë, e vlerësoj. Shumë të mirë! Dhe po shkoni mirë, dhe kur mos të shkoni më mirë më telefono dhe ne do ta zgjidhim. Shumë faleminderit!”, tha Trump.

Pas këtyre fjalëve, presidentja Osmani u ngrit në këmbë dhe u duartrokit nga të gjithë liderët pjesëmarrës. Më herët, Trump vlerësoi praninë e kryeministrit Rama mes liderëve botërorë në Bordin e Paqes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë