Bota

Trump: Mendoj se Franca është e gatshme të ndihmojë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin francez Emmanuel Macron, ku mori një gjysëm përgjigje pozitive për përpjekjet e tij për të rivendosur lundrimin në Ngushticën e Hormuzit.

“Mendoj se Franca do të ndihmojë”, tha Trump.

Trump të hënën përsëriti thirrjen e tij ndaj vendeve të tjera që të ndihmojnë në rihapjen e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit duke thënë se disa vende i kanë treguar se janë në rrugë për të ndihmuar, ndërsa të tjera nuk janë aq entuziaste për t’u përfshirë, si Gjermania dhe Britania.

“Për 40 vjet ne ju kemi mbrojtur dhe ju nuk doni të përfshiheni,” u tha Trump gazetarëve.

“Ne i inkurajojmë fuqimisht vendet e tjera të përfshihen me ne dhe ta bëjnë këtë shpejt dhe me shumë entuziazëm,” shtoi ai.

Trump tha se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio së shpejti do të njoftojë edhe vendet që synojnë të ndihmojnë Uashingtonin në operacionin për të siguruar rrugën kritike detare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë