Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë shtetërore të profilit të lartë, e cila pritet të shënojë një moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Presidenti 79-vjeçar u ul në aeroportin e Stansted me avionin presidencial Air Force One, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump.
Trump u prit zyrtarisht nga Vikonti Kaud, përpara se të përshëndetej me Sekretaren e Jashtme britanike, Yvette Cooper, e cila kishte shprehur më herët rezerva ndaj vizitës së tij.
Pas mbërritjes, Presidenti Trump dhe Zonja e Parë u transportuan me helikopterin presidencial Marine One drejt Winfield House, rezidenca zyrtare e ambasadorit amerikan në Londër, ku do të qëndrojnë gjatë natës.
Por ndërsa ai mbërriti projeksione gjigante të tij së bashku me Jeffrey Epstein u transmetuan në Kështjellën Windsor nga protestuesit.





Pas kësaj ngjarje, katër persona u arrestuan me “dyshimin për komunikime keqdashëse” pasi imazhet e zotit Trump dhe Epstein u shfaqën në monumentin historik, tha Policia e Thames Valley.
Kjo është vizita e dytë shtetërore zyrtare e Presidentit Trump në Mbretërinë e Bashkuar. Këtë herë, ceremonia do të mbahet në Kështjellën Windsor, në vend të zakonshmit Pallat Buckingham, një ndryshim që Trump e cilësoi si “një nder të veçantë”, duke shtuar se “Kështjella Windsor është më e mira”.
Vizita e Presidentit amerikan po shoqërohet nga masa të jashtëzakonshme sigurie. Ai do të lëvizë me automjetin presidencial të blinduar, të njohur si “Bisha”, i shoqëruar nga një njësi elitë e forcave speciale dhe çanta bërthamore, e njohur si “nuklear briefcase”, që udhëton gjithmonë me të në çdo vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



