Nga Gazeta ‘Si’ – Sali Berisha ka reaguar pasi presidenti amerikan, Donald Trump, konsideroi opsionin e strehimit në Shqipëri të palestinezëve të zhvendosur nga Gaza.
Kryedemokrati u shpreh se Shqipëria nuk ka asnjë lloj infrastrukture për t’i pritur, duke shtuar se është në një qerthull.
Ai theksoi se shteti ynë është një vend trafiku dhe nuk jep garanci për jetët e njerëzve.
“Shqipëria nuk ka asnjë lloj infrastrukture që mund të pres, është futur në një qerthull tani. Shqipëria është vend trafiku nuk plotëson asnjë kusht, nuk jep garanci për jetët njerëzore. A e kanë qarkulluar media, po! Rama e ka mohuar, por a mund të besosh tek Rama?”, tha Berisha.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka thënë se mund të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur nga Rripi i Gazës.
Në takimin e tij me mbretin e Jordanisë, Trump u pyet nga gazetarët nëse ai po merr në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit, siç është Shqipëria apo Indonezia?
“Po sigurisht. Ka shumë vende te tjera qe duan te përfshihen”, u përgjigj Trump.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.