Bota

Trump konfirmon se do mirëpresë Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë

Nga Gazeta ‘Si’– Donald Trump konfirmoi se do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten (17 tetor).

Zelensky kishte njoftuar më herët se do të udhëtonte për në Uashington “këtë javë”.

Presidenti ukrainas vlerësoi armëpushimin e arritur në Gaza me ndërmjetësimin e Donald Trump, duke thënë se kjo jep shpresë për paqe në Ukrainë, ku udhëheqësi amerikan synon gjithashtu të luajë një rol ndërmjetësues me Moskën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë