Gazeta Si – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kërkuar 152 milionë dollarë për të mbuluar kostot e vitit të parë të rihapjes së burgut famëkeq të Alcatrazit si një strukturë të sigurisë maksimale.
Sipas aaj që raporton CNN, fondet, të kërkuara si pjesë e planit buxhetor të Shtëpisë së Bardhë, do të jenë pjesë e një rritjeje të propozuar prej 1.7 miliardë dollarësh për Byronë Federale të Burgjeve (FBI) për të përmirësuar pagat dhe kushtet e punës, me qëllimin për t’i dhënë fund mungesës kronike të oficerëve të institucionit.
Rindërtimi dhe rihapja e strukturës si një strukturë pune kanë qenë prej kohësh një qëllim i Donald Trump. Burgu, i mbyllur në vitin 1969, aktualisht operohet nga Shërbimi i Parqeve Kombëtare.
I hapur në vitin 1934, Alcatraz është konsideruar prej kohësh struktura penale më e sigurt në Shtetet e Bashkuara për shkak të vendndodhjes së tij të izoluar, ujërave të ftohta dhe rrymave të forta.
Siç është raportuar në faqen e internetit të Byrosë së Burgjeve, mbyllja e tij në vitin 1969 ishte për shkak të kostove të tij jashtëzakonisht të larta operative, gati tre herë më të larta se ato të çdo burgu tjetër federal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje