Rritet tensioni mes SHBA-ve dhe Bashkimit Europian, të cilat prej armëpushimit tregtar të nënshkruar në korrik 2018, kanë bërë fare pak hapa përpara me negociatat e tyre.
Administrata Trump synon të detyrojë tarifa doganore mbi një seri produktesh nga Europa me një vlerë prej 11 miliardë dollarësh.
Në listën e gjatë prej 14 faqesh janë: helikopterë për përdorim civil në Spanjë, Britaninë e Madhe, Gjermani ose Francë; peshk, gjalp, djath, vaj ulliri, marmalatë, verë, pije të tjera e, mes produkteve të tjera, vajra esencialë të prodhuara në një prej kujtdo prej 28 vendeve anëtare të BE-së. Në vaçanti, kjo listë e funditpërfshin djathin Pecorino e djathra të tjerë si Emmental, cheddar, por edhe kosin, gjalpin, shampanjë (mes tyre edhe Proseço) e jo, agrume, vaj ulliri ekstra të virgjër.
Propozimi ka qenë deklaruar në orët e natës me orën tonë nga zyra e përfaqësuesit tregtar të SHBA-ve, i cili ka justifikuar lëvizjen duke e mbështetur ; Airbus – rivali europian i amerikanit Boeing – merr subvencione që dëmtojnë grupin amerikan, i cili ndërkaq po përballet me një krizë të lidhur me faktin se për herë të dytë në pesë muaj, avioni i tij Max 737 ka qenë i përfshirë në aksidente fatale.
Nuk është një rastësi që në listën e produkteve që mund të pësojnë tarifa të shtuara doganore të jenë avionët e Airbus. Dhe nuk çudit që Boeing ka komentuar situatën duke thënë se “mbështet përfaqësuesin tregtar të SHBA-ve dhe ekipin e tij në përpjekjet e tyre për të krijuar një fushë loje të drejtë në tregun global të avionëve”.
BE: Reagimi i ekzagjeruar
Kanë ardhur reagimet e para, jo zyrtare, të BE-së. Sipas disa burimeve, volumi i detyrimeve doganore që SHBA-të duan ti imponojnë produkteve europiane në hakmarrje për ndihmën e BE-së ndaj Airbus është “e ekzagjeruar” dhe është detyrë e OBT-së ta përcaktojë atë, por në çdo rast BE-ja po përgatitet të ndërmarrë së shpejti të njëjtat masa kundër SHBA-ve për ndihmën amerikane ndaj Boeing. Brukseli ka filluar tashmë përgatitjet bazuar në rregullat e OBT-së, duke lënë “të hapura diskutimet” me SHBA-në por pa parakushte. Rasti ka të bëjë vetëm me mosmarrëveshjen Boeing-Airbus dhe jo me diskutime të tjera tregtare mes BE dhe SHBA.
Lëvizja e Uashingtonit ndjek një vendim të pak ditëve më parë të Organizatës Botërore të Tregtisë, sipas së cilës shteti i Uashingtonit ka ofruar subvecione për Boeing. Kërcënimi i SHBA-ve i bashkëngjitet një përballjeje që ndodh prej 14 vitesh e që përfshin në çështje dy prodhuesit e vaionëve. Robert Lighthizer, përfaqësuesi tregatr i Amerikës që përpos të tjerash po negocion me Kinën për një marrëveshje të mundshme,ka lënë të kuptohet se e ka humbur durimin. Në një deklaratë është shprehur se: “Objektivi ynë i fundit është të arrijmë një marrëveshje me BE-në që t’u japë fund të gjitha subvecioneve. Kur BE tu japë fund këtyre subvecioneve të dëmshme, tarifat shtesë doganore amerikane mund të hiqen”.
Sipas Lighthizer, dy kategori tarifash janë marrë në konsideratë. E para fton në çështje helikopterët e rinj, avionët e rinj dhe komponentët e tyre që vijnë nga Franca, Spanja, Gjermania e Mbretëria e Bashkuar. E dyta do të vlente për të gjithë shtetet e tjera anëtare të BE dhe përfshin një gamë të gjerë produktesh.
Tarifat prej 11 miliardë dollarësh do të vendosen vetëm pasi të vendoset nga OBT në verë, ka shtuar Lighthizer. Për SHBA-të, bëhet fjalë për një shprehje të rrallë të besimit në një organizëm që është kritikuar për herë nga presidenti amerikan Donald Trump i cili shpesh ka kërcënuar se do tërheqë prej atij organizmi Amerikën e tij.
Ndërkohë Kina ka pezulluar një urdhër për funksionimin e 100 Boeing 737 MAX 8 të rinj, model i përfshirë në aksidente tragjike, në pritje të garancive mbi sigurinë e avionëve.
Burimi: Il sole 24 ore
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.