Presidenti amerikan, Donald Turmp, ka postuar në rrjetet sociale një mesazh të fortë, duke thënë se SHBA ka në kontroll të plotë qiellin e Iranit.
“Irani kishte pajisje mbrojtëse gjurmuese të mira, dhe kishte shumë, por nuk krahasohen me gjërat e bëra, ideuar dhe prodhuara në Amerikë. Askush nuk i bën gjërat më mirë se sa SHBA”, tha Trump.
Shtetet e Bashkuara i kanë siguruar prej kohësh Izraelit pajisje dhe ndihmë ushtarake, por pozicioni zyrtar që prej nisjes së sulmit ndaj Iranit ka qenë që SHBA nuk ishte e përfshirë.
Izraeli dhe Irani po shkëmbejnë sulme prej pesë ditësh, ndërsa civilët në zonat e tensionuara po përballen me valë bombardimesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.