Në një konferencë me gazetarët nga Shtëpia e Bardhë presidenti Donald Trump përmendi sërish Kosovën dhe Serbinë, që sipas tij ishin shumë pranë shpërthimit të një lufte, por e shmangu.
“Kemi bërë shumë punë. Nuk e di nëse ka ndonjë president që ka punuar më shumë se unë. Serbia dhe Kosova do të shkonin drejt një përplasje të madhe, drejt luftës. Unë thashë që, nëse ndodh kjo, ju nuk do të bëni tregti me SHBA-në. Ata më thanë: ‘Mbase nuk do të shkojmë drejt asaj.’ Kjo situatë ka ndodhur edhe me Indinë dhe Pakistanin.
“Po negocioja me të dyja palët. Dhe thashë: Anuloni të gjitha marrëveshjet me Indinë dhe Pakistanin. Nuk do të tregtojnë me ne nëse janë në luftë. Ata telefonuan prapë: Çfarë të bëjmë? U thashë: Shikoni, nëse doni tregti me SHBA-të, shumë mirë. Nëse doni të filloni të përdorni armë bërthamore kundër njëri-tjetrit, nuk do ta lejojmë këtë”, tha Trump, duke shtuar se të dyja palët ranë dakord të mos e bëjnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.