Pasi zgjati afatin për shitjen e platformës kineze deri në shtator, Donald Trump ka njoftuar se ka gjetur një blerës amerikan dhe se operacioni mund të përfundojë së shpejti me bekimin e Presidentit Xi Jinping.
“Kemi një blerës”, deklaroi ai në një intervistë me Fox Neës pa thënë emrin e kompanisë që duhet ta blejë aplikacionin nga Bytedance kineze, duke shmangur kështu ndalimin e tij në Shtetet e Bashkuara.
Që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka deklaruar se kishte shumë kompani të interesuara, por në muajt e fundit askush nuk është paraqitur dhe kështu ai është detyruar ta shtyjë afatin për shitje.
Ndër kandidatët e mundshëm për megablerjen janë gjigantët Meta, Microsoft, Oracle dhe Ëalmart, të cilët kanë shprehur interes në të kaluarën, por Amazon dhe Elon Musk janë gjithashtu midis kandidatëve të mundshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.