Gazeta Si – Donald Trump mposht Nikki Haley-n dhe fiton zgjedhjet paraprake republikane në Karolinën e Jugut në rrugën drejt presidencialeve 2024 në SHBA.
Fitorja e ish-presidentit amerikan pritej gjerësisht në shtetin që ka 50 super delegatë për t’u marrë.
Për Haley-n, kjo është një disfatë e zjarrtë, e ndodhur pikërisht në Karolinën e Jugut, guvernatorja e së cilës ajo ishte dhe përkeqësohet nga fakti se në mesin e kandidatëve republikanë, askush nuk ka humbur kurrë zgjedhjet paraprake në shtetin e tyre dhe më pas ka fituar zgjedhjet. “Është një fitore edhe më e mirë se sa pritej”, komentoi Trump.
“Kam marrë dy herë më shumë vota se kurrë më parë në Karolinën e Jugut”, tha miliarderi, duke pohuar se Partia Republikane “nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar”. Pavarësisht humbjes në shtetin e saj Haley ka deklaruar se do vijojë garën.
Donald Trump kryeson ndjeshëm, por fati i betejës për nominimin do të vendoset në të ashtuquajturën “Super e Marta” më 5 mars, kur republikanët do të votojnë në 15 shtete për të preferuarin e tyre për kandidat për president.
Përpara se të numëroheshin votat, Trump kishte bërë edhe një sulm verbal kundër presidentit aktual.
Nëse Joe Biden fiton zgjedhjet në nëntor, “më e keqja nuk ka ardhur ende. Nën udhëheqjen e tij, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë udhëtimin e tyre të egër drejt ferrit”.
Duke e përshkruar veten si një “disident politik krenar”, Trump kritikoi ashpër numrin një në Shtëpinë e Bardhë para audiencës së Konferencës Konservatore Amerikane, duke e propozuar veten si frenuesin e vetëm për të “ndaluar rënien”, si “pasaportë kundër tiranisë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




