Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke folur nga Zyra Ovale, tha se ai beson se Vladimir Putin po vepron si “kushdo” dhe dëshiron të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
Ai tha gjithashtu se Ukraina po vuan humbje të mëdha, por nuk ishte i sigurt nëse Kievi dëshiron të arrijë një marrëveshje.
“Unë mendoj se ata duan ta bëjnë” tha ai, duke shtuar se ai nuk e kupton plotësisht qasjen e ukrainasve.
Sot, Trump kërcënoi me sanksione të reja ndaj Rusisë pasi forcat ruse nisën një ofensivë të madhe në Ukrainë. Megjithatë, në Zyrën Ovale, ai mbajti një ton pajtues ndaj Vladimir Putinit.
Ai theksoi se e konsideron më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Moskën sesa me Kievin, duke argumentuar se presidenti rus “mban të gjitha kartat” në negociata.
“Mendoj se ne ia dalim shumë mirë me Rusinë, por tani ata po bombardojnë pamëshirshëm Ukrainën. Dhe e kam më të vështirë, sinqerisht, të negocioj me Kievin, sepse ata nuk i kanë kartat e duhura në duar”, tha Trump.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




