Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se do të donte të dinte se çfarë planifikon Ukraina të bëjë me raketat Tomahawk, të prodhuara në SHBA, para se të pajtohej t’i furnizonte ukrainasit, sepse nuk dëshiron të përshkallëzojë luftën e Rusisë kundër Kievit.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka kërkuar nga SHBA-ja që t’ju shesë raketa Tomahawk vendeve evropiane, që më pas do t’ua dërgonin Ukrainës.
Raketat Tomahawk kanë një rreze veprimi prej 2,500 km (1,550 milje), duke e vendosur Moskën brenda gamës së armatimit të Ukrainës, në rast se ky vendim do të aprovohej.
Presidenti rus, Vladimir Putin, në një video klip të publikuar të dielën, tha se nëse Uashingtoni furnizon Ukrainën me raketa Tomahawk për sulme me rreze të gjatë thellë në territorin e Rusisë, kjo do të çonte në shkatërrimin e marrëdhënieve midis Moskës dhe Uashingtonit.
I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë nëse kishte vendosur për furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk, Trump nuk e përjashtoi mundësinë dhe tha se kishte “pothuajse marrë një vendim” për këtë çështje.
“Mendoj se dua të kuptoj se çfarë do të bëjnë ata me to”, tha ai. “Ku do t’i dërgojnë? Mendoj se do të duhej ta bëj këtë pyetje.”
“Do të bëja disa pyetje. Nuk dua të përshkallëzoj atë luftë”, shtoi ai.
Nuk pati përgjigje të menjëhershme nga Kremlini dhe administrata e Zelenskiyt, për kërkesën e Reuters për koment jashtë orarit të punës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



