Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përsëritur qëllimin e tij për të vendosur tarifa “100%” ndaj vendeve evropiane që kundërshtojnë kërkesat e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës.
Kjo ka shkaktuar reagime të forta nga qeveritë europiane dhe Bashkimi Europian , të cilat thonë se sovraniteti i ishullit është i panegociueshëm.
Në një intervistë me NBC News, Trump tha se do të vendoste një tarifë prej 10% për “të gjitha produktet” e importuara në Shtetet e Bashkuara nga Britania e Madhe nga 1 shkurti, e cila do të rritej në 25% nga 1 qershori, nëse nuk arrihet një marrëveshje për të blerë Groenlandën nga Danimarka.
Në një postim në Truth Social në orët e para të mëngjesit të së martës, presidenti amerikan tha se pati një “bisedë telefonike shumë të mirë” me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe ra dakord për një takim “të palëve të ndryshme” në Zvicër këtë javë.
Ai vazhdoi: “Grenlanda është e domosdoshme për Sigurinë Kombëtare dhe Botërore. Nuk mund të ketë kthim pas – Për këtë, të gjithë janë dakord!”
Kur media e pyeti nëse ai do të përdorte forcën për të pushtuar territorin, presidenti u përgjigj “pa koment”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



