Bota

Trump dhe Putin një orë bisedë telefonike, presidenti rus: Nuk tërhiqemi nga qëllimet tona

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë zhvilluar sot një bisedë që ka zgjatur rreth një ore.

Secili prej presidentëve shprehu qëllimin për të kërkuar një zgjidhje të negociuar për Ukrainën.

Trump ngriti çështjen e ndërprerjes së shpejtë të konfliktit në Ukrainë, raporton The Guardian.

Por Putin, këmbënguli se Rusia “do ta arrijë qëllimin e saj për të hequr problemet rrënjësore që çuan në konfliktin e Ukrainës” dhe “nuk do të tërhiqet nga qëllimet e saj”.

Qëndrimi i Rusisë është se “bisedimet për paqe në Ukrainë janë midis Moskës dhe Kievit”. Ata gjithashtu patën një diskutim të detajuar mbi Iranin dhe Lindjen e Mesme.

Dy presidentët ranë dakord që do të vazhdojnë diskutimet në të ardhmen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë