Bota

Trump dhe liderët e botës firmosin në Egjipt dokumentin e Marrëveshjes së Paqes për Gazën: Na u deshën 3000 vite për këtë

Liderët e botës janë mbledhur në qytetin Sharm el-Sheikh të Egjiptit, aty ku firmosën Marrëveshjen e Paqes për Gazën.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, ku tha se ky ishte takimi më i madh i vendeve që ka ndodhur ndonjëherë.

“U deshën 3000 vite për të arritur në këtë pikë, a mund ta besoni? Dhe do të qëndrojë kështu”.

Ai ishte i shoqëruar nga udhëheqësit e fuqive garantuese, Egjiptit, Turqisë dhe Katarit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, folën shkurt me shtypin pasi Trump mbërriti në qytetin egjiptian të Sharm El Sheikh për një samit paqeje me dhjetëra udhëheqës globalë.

“Është një kënaqësi dhe nder i madh t’ju kemi me ne këtu në qytetin e paqes”, i tha Sisi Trump para gazetarëve.

“Kam qenë shumë i bindur se Shkëlqësia Juaj është i vetmi që është i aftë ta sjellë këtë dhe t’i japë fund kësaj lufte. Madje e thashë me shumë saktësi gjatë komunikimit tim me Shkëlqësinë Tuaj se ju jeni i vetmi që është në gjendje të sjellë paqen”, tha presidenti i Egjiptit.

Tani, udhëheqësit duhet të sigurohen që armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit të respektohet, që trupat e pengjeve të mbetura të vdekura në Gaza t’u kthehen familjeve të tyre dhe që ndihma humanitare të lejohet në Rripin e Gazës, tha Sisi.

Hapat e ardhshëm të planit të armëpushimit gjithashtu duhet të punohen “shumë nga afër”, shtoi ai.

Egjipti pret me padurim mbështetjen e Trump dhe sponsorizimin tuaj me ne në konferencën për rindërtimin e Gazës”, përfundoi Sisi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë