Ka ndodhur

U kap në flagrancë me 2.800 euro false, në pranga 20-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi në automjetin e tij janë gjetur kartmonedha euro të dyshuara si të falsifikuara.

Policia tha se në sheshin “Nënë Tereza”, u ndalua për kontroll automjeti me drejtues A.Q. dhe pasagjerë D. D.M. dhe S. Q.

Gjatë kontrollit fizik, S.Q., i janë gjetur kartmonedha euro të prerjeve 100 dhe 200, të dyshuara të falsifikuara (në total 2800 euro), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.     

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë S.Q., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Falsikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për A.Q., 23 vjeç(vëllai i 20-vjeçarit) dhe D.M., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë