Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një deklaratë të rëndësishme lidhur me luftën në Ukrainë. Ai theksoi se brenda dy javëve do të jetë e qartë nëse do të arrihet paqe në këtë rajon të trazuar.
“Brenda dy javëve do të dimë nëse do të ketë paqe në Ukrainë. Më pas ndoshta do të duhet të ndjekim një qasje tjetër”, tha Trump.
Ai ka lënë të kuptohet se në rast se situata nuk përmirësohet, do të jetë e nevojshme të ndryshohet strategjia për të adresuar më mirë zhvillimet në terren.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet dhe përpjekjet diplomatike për një zgjidhje të konfliktit janë në kulmin e tyre, duke mbajtur vëmendjen e botës të fokusuar te e ardhmja e Ukrainës.
Ndryshe, Trump është takuar gjatë premtes së kaluar me presidentin rus, Vladimir Putin për të gjetur një zgjidhje për përfundimin e luftës në shtetin ukrainas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



