Gazeta Si – Donald Trump e ka akuzuar ish-mikun e tij të ndjerë, Jeffrey Epstein për “vjedhjen” e disa punonjëseve të reja të qendrës spa Mar-a-Lago.
Duke folur me gazetarët në bordin e avionit “Air Force One”, presidenti e përmendi Virginia Giuffrè, e cila kreu vetëvrasje, pasi dëshmoi kundër financierit-pedofil, si një nga të paktat akuzuese që vendosën të flasin hapur.
“Të gjithë i njohin njerëzit që u vodhën”, u tha Trump gazetarëve. “Kur dëgjova për këtë, i thashë se nuk doja që ai t’i merrte njerëzit tanë”, vazhdoi presidenti. “Pastaj, meqenëse ai vazhdoi ta bënte këtë, e pushova nga puna”.
Trump kishte zbuluar më parë se një pjesë e armiqësisë së tij me Epsteinin buronte nga dëbimi i tij nga Mar-a-Lago (rreth 20 vjet më parë) për vjedhjen e punonjësve nga resorti.
Këtë herë, presidenti amerikan dha detaje, duke deklaruar se midis atyre punonjësve ishte Virginia Giuffre, një akuzuese e Epsteinit dhe Princit Andrew.
“Unë besoj se ajo punonte në spa, besoj se po. Unë besoj se ajo ishte një nga njerëzit, po, ai e mori atë. Dhe, meqë ra fjala, ajo nuk kishte ankesa për ne, siç e dini. Asnjë ankesë”, tha presidenti, duke iu referuar Giuffre.
Ndërkohë, Ghislaine Maxwell, ish-bashkëpunëtore e Jeffrey Epstein, është ofruar të dëshmojë para Kongresit, por me kushte të caktuara, përfshirë imunitetin.
Kryetari i Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, e thirri Maxëell për të dëshmuar në gusht.
Avokatët e saj thanë se fillimisht vendosën të mbështeten në të drejtat e saj të Amendamentit të Pestë (e drejta për të mos iu përgjigjur pyetjeve që mund të rezultojnë në përgjegjësi penale), por më vonë ofruan të bashkëpunojnë me Kongresin “nëse mund të vendoset një rrugë e drejtë dhe e sigurt”.
Avokatët e saj, vunë në dukje se Maxëell e ka apeluar dënimin e saj me 20 vjet burg në Gjykatën Supreme dhe argumentuan se “çdo dëshmi që ajo jep tani, mund të rrezikojë të drejtat e saj kushtetuese, të paragjykojë pretendimet e saj ligjore dhe potencialisht të njollosë një juri të ardhshme”.
“Këto shqetësime i përkeqësojnë komentet publike nga anëtarët e Kongresit, të cilët duket se kanë minuar besueshmërinë e znj. Maxwell pa e dëgjuar fare atë që ajo ka për të thënë ose pa vlerësuar dokumentacionin e gjerë mbështetës”, argumentojnë avokatët në një letër drejtuar Comer.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




