Ekonomi

Trump afër rihapjes së ekonomisë së SHBA

Presidenti Donald Trump thotë se është afër një plani për përfundimin e izolimit që i është bërë vendit.

Në një deklaratë te djeshmne për shtyp, Presidenti Trump tha se do t’i autorizojë guvernatorët, që ta implementojnë këtë plan në shtetet e tyre kur të vijë koha e duhur.

Ai u shpreh se do t’i flasë të 50 guvernatorëve mbi planin me shumë mundësi nesër në një video konferencë.

Trump, që ka zgjedhjet presidenicale në 3 nëntor të këtij viti, momentalisht është nën presion të lartë nga votuesit e tij që ta rimëkëmbë ekonominë sa më herët kur me miliona njerëz kanë mbetur të papunë  nga izolimi i vendit.

Në deklaratën për shtyp, Trump u shpreh me optimizëm se, “ne mendojmë se disa prej guvernatorëve do të jenë në gjendje t’a hapin vendin e tyre nga izolimi e më herët duke gjykuar nga numrat shumë të vegjël të infektimeve që ata kanë hasur, ndërsa të tjerët do i’u duhet të presin pak më shumë”

Presidenti Trump është pozicionuar në një debat të zjarrtë me guvernatorët në lidhje me deklaratën që ai ka bërë se kishte autoritetin total t’i urdhëronte këta të fundit për të hequr karantinimet. Ekspertët konstitucionale venë në dyshim faktin që presidenti t’a ketë këtë lloj fuqie por Trump nuk eshtë tërhequr nga pretendimi i tij.

Në një intervistë për CNN të martën, guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo u shpreh se ai nuk do t’i ndjekë urdhërat nga Trumpi për rihapjen e shtetit të tij nëse kjo do të rrezikonte jetët e qytetarëve të New York-ut.

Burimi: Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë