Ka ndodhur

Tropojë, plagoset me armë zjarri në lokal një 33-vjeçar

Një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të premtes në Tropojë. Burime zyrtare të policisë thanë se ngjarja ndodhi në një lokal në qytetin e Bajram Currit.

I plagosuri nga kjo ngjarje ka mbetur një 33-vjeçar me iniciale A. H. Ai ndodhet në spitalin e Gjakovës jashtë rrezikut për jetën.

Sa i përket autorit, policia thotë se ai është një 24-vjeçar me iniciale G. V. i cili është shpallur në kërkim. Shkak për këtë ngjarje dyshohet se u bënë motive të dobëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë