Ka ndodhur

Tropojë, 2 të rinj kapen me drogë, para, armë dhe municion luftarak

Gazeta Si – Dy 23-vjeçarë u arrestuan në Tropojë, pasi u kapën në automjet me lëndë narkotike kanabis, të ndara në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash në euro, të cilat dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në operacionin policor të koduar “Xhirot”, policia arrestoi shtetasit: B.A., 23 vjeç dhe N.Ç, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Sopot, Tropojë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit N. Ç., u gjet një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Arma e zjarrit, municioni luftarak, dozat e lëndës narkotike dhe shuma e eurove u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë